Ish kryeministri Sali Berisha tha se “qeveria e ardhshme e PD do të luftojë me zero tolerancë korrupsionin, do të shtypet krimi i organizuar dhe shqiptarët do të jenë të sigurtë dhe të lirë në vendin dhe punën e tyre”.
Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:
Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.
Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.
Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.
Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.
Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.
Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.
Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.
Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.
Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.
Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.
Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.
Të votojmë si qytetarë europianë.
Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.
Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja.
Fitore e opozitës, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.