Pas lajmit se charteri i këngëtares Rita Ora, u pengua të ulej në aeroportin e Rinasit, ka reaguar Ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka postuar një status në Facebook ku shkruan se ky është një akti i turpshëm e se aeroporti "Nënë Tereza është një shpartallinë e vërtetë. Këngëtarja, e cila ndërkohë parë në qytetin e Durrësit. por për shkak të mos menaxhimit në kohë të situatës në aeroport, kjo gjë nuk u bë e mundur.
Të dashur miq, në këtë vend, të cilin qeveria e ka shndërruar në një protektorat krimi, ndodh si në asnjë vend tjetër në botë që të mos pranohet ulja e avionit të Rita Orës, këngëtares së famshme dhe ambasadores brilante të kombit shqiptar në mbarë botën, në një kohë me kushte meteorologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo dëshmon se ky aeroport, që vetëm një jave më parë u pushtua për kohë të tërë nga terroristë të eurove është një shpartallinë e vërtetë.
Refuzimi i uljes së avionit të Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore, që do të vinte të bashkohej me Chris Broën në një koncert në Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve të tij përgjegjëse për fluturimet në aeroportin e vetëm civil të vendit! Sb”, shkruan Berisha në një status në profiling e tij në Facebook.





