Ish kryeministri Berisha ka nxjerrë në Parlament emrat e katër zyrtarëve, që sipas tij, nuk do të lejohen të jenë pjesë e sistemit të Drejtësisë, pas miratimit të Reformës.

Sipas tij Ardian Dvorani, Sokol Berberi, Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi kanë lidhje me të majtën në pushtet dhe nuk garantojnë pavarësinë e Drejtësisë.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fberisha-nxjerr-emrat-keta-4-zyrtare-slejohen-te-kandidojne-ne-drejtesi%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=43aaee9eaa“Propozimi i fundit i PD garanton pavarësinë e atij trupi që do bëjë vetingun e punonjësve të sistemit të Drejtësisë. Natyrisht ua them këtu nuk do mund të kandidojë asnjëri prej atyre që u gjet në konflikt interesi në këto organe. Nuk do mund të kandidojë Dvorani, i cili shkeli ligjin dhe kushtetutën, mori 2 vite me radhë rrogën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë duke mbajtur të zaptuar vendin. Ai duhet të zhdëmtojë qindarkë për qindarkë dëmin që i shkaktoi shqiptarëve ky uzurpator i vendit”, tha Berisha.

Sipas tij “nuk mund të kandidojë aty kunati i bashkëkreut të Partisë Komuniste të Drejtësisë, Fatmir Xhafës. Nuk do të mund të jetë asnjë, as edhe Ibrahimi, kunati i ministres, që i merrte të freskëta instruksionet. Po ashtu edhe Sadushi që urdhëron lirimin e kriminelëve në gjykata. Përgatituni, ua them që tani, këta përjashtohen për një periudhë të paktën 8 vjeçare nga çdo emërim në instancat e larta të drejtësisë”.