Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar direkt me emër, vëllanë e kryeministrit Olsi Rama, si një kryesorët e trafikut të kokainës dhe personi i vetëm që nuk është arrestuar nga banda e Xibrakës. Berisha i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit në Kuvend duke sjellë fakte, data dhe targën e makinës me të cilën Olsi Rama ka kaluar kufirin. 

“Dhurata e parë që iu bë Shqipërisë ishte uzina e kokainës në Elbasan. Bëllai i tij që quhet Olsi Kristaq Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur për transportin e kokainës nga trafikantët: Ilir Hoxha, Gentian Gjonaj dhe Genci Xhixha.

I vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, ka kaluar kufirin me këtë makinë më datë 8.6.2014. targa e makinës është AA 653 DN. Ka kaluar kufirin me datën 13.7.2014. më datën 8.8.2014; 11.17.2014 dhe më këtë makinë, kanë kaluar kufirin për transport droge të gjithë ata që janë brenda përveç këtij që është vëllai i kryeministrit dhe nuk mund të preket.

Tani i them unë këtij zotërisë: A është kjo një akuzë konkrete?! Dil dhe jep shpjegime. Pse yt vëlla në makinën e kokainës. Në këtë platformë unë kam deklaruar se yt vëlla ka ardhur me një bandë nga Bostoni që merrej me trafik droge dhe mund të thuhet se ishte akuzë e përgjithshme. Na thuaj, a është yt vëlla Olsi Rama? Çfarë donte ai në makinën e drogës? A ishte një nga kryesorët e Xibrakës apo do të thuash si Xhafaj se ç’më duhet mua se ç’bën im vëlla?!