Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ka diskutuar për humbjen e Viktor Orban dhe dominimin e opozitës në rrjetet sociale në Hungari. Ai e përdori këtë shembull për të inkurajuar demokratët shqiptarë që të ndjekin të njëjtin model. Berisha theksoi nevojën për të shkarkuar aplikacione me inteligjencë artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini, për t’i ndihmuar në “luftën” kundër qeverisë.

Ai theksoi se opozita duhet të kundërvihet dhe se rrjetet sociale janë mjete të sigurta për këtë qëllim. Berisha përmendi se aplikacionet e inteligjencës artificiale ofrojnë ndihmë të jashtëzakonshme, edhe pse ndonjëherë mund të kenë gabime. Ai e konsideron të domosdoshme që Partia Demokratike të adoptojë këto teknologji për të njohur një dimension të ri dhe të sigurt në betejën e saj politike.

“Opozita aty kishte dominuar në rrjetet sociale… T’i kundërvihemi. Ne mjete të sigurta kemi rrjetet tona sociale, aty nuk na pengon dot njeri. Shkarkoni të gjithë AI, t’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ndonjëherë kanë halucinacione, por ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t’i keni në mënyrë që të kundërshtoni ato trillime që ai bën. PD ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje në mënyrë që të njohë një dimension të ri dhe të sigurt në betejën tonë”, tha Berisha.