Deputeti Sali Berisha, postoi një video-mesazh për takimin e sotëm në Kavajë.
“’Opozita në Aksion’, sot takim në Kavajë,” shkruan Berisha.
Takimi pritet të mbahet në orën 18:00 në pallatin e kulturës të qytetit.
Kujtojmë se takimet në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’ nisën të shtunën në Durrës.