TIRANE, 16 maj 2013– Kryeministri mori sot pjesë në përurimin e rikonstruksionit të shkollës "Karl Gega".
Mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarëve do të jenë 700 dollarë. Ka qenë ky premtimi i kryeminsitrit Sali Berisha gjatë përurimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme profesionale "Karl Gega".
Në fjalën e tij kryeminsitri garantoi se do të bëjë gjithçka për të vendosur arsimin profesional në piedestalin e merituar, sepse sipas tij tregu i punës ka nevojë për këtë sektor.
Kreu i qeverisë ka nxitur të rinjtë të vlerësojnë arsimimin profesional, duke e kosnideruar si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.
Nga këtu kryeminsitri Berisha iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës për arsmin.
“Ata që deklarojnë se nxënësit hyjnë si dele në klasë, se janë analfabete, u them se këto janë absurditete se mësuesit tanë sot kanë dije, përmirësojnë dijet dhe po formësojnë një sistem arsimor. Por sistemet tona po formësojnë praktika të reja në rritjen e cilësisë s tyre. U them këtyre zotërinjve se Shqipëria në vitet 2005 kishte nivelet më të ulëta në botë sa i përket përqindjes së të diplomuarve në universitete. Kjo përqindje ishte 3.4%, ndërkohë që bota e qytetëruar e kishte nga 25 në 32 %”- theksoi Berisha.





