Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar turp dhe mjerim deklaratën e Berishës se protesta e radhës do të jetë në datën 6 dhjetor ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Europës është prova më e qartë.
“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet në Tiranë! Sa turp! Çfare mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thekson Veliaj.