Sali Berisha u shpreh se kjo qeverisë do të përmbyset nga një aleancë e fuqishme opozitare.
Në konferencë me gazetarët, Berisha u pyet nëse do të ndahen rrugët me Partinë e Lirisë apo jo.
Ish-kryeministri u shpreh se do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta dhe se nga ky mision nuk do të heqë dorë.
“Është në nderin e kësaj opozite që të protestojë kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso serb, anti shqiptar, një projekti që mbolli përçarje në rajon dhe ne atë sic e dini ju e kundërshtuam jo vetëm me deklarata por me protestë. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij edhe opozitë ka një pjesë të vogël të kësaj merite.
Lidhur me inceneratorët janë një problem kryesor për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk do heqim dorë. Edi Rama nuk erdhi në parlament. Unë jo që nuk i përjashtoj por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protestë”
Pyetje: Në vjeshtë rruga e PD dhe e PL do të jetë e përbashkët apo e ndarë?
Berisha: Do të jetë një aleancë e fuqishme që do përmysë këtë regjim
Pyetje: Me apo pa Ilir Metën
Berisha: Po pse do të caktoj unë kryetarin e PL?!