Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e Kuvendit. Niko Peleshi që të mos shtyjë kërkesën e opozitës për mocionin ndaj tij për shkarkim. Berisha tha se nëse nuk ndodh kjo gjë se, Peleshi do të përfundojë më keq se Erion Veliaj.

“Ky është shteti i dufeve, i hakmarrjeve, i inatit. Patronazhistët ndërhyjnë, kur do të shemben shtëpitë. Ky ecën me urrejtjet, prishja atij apo atij. Ky është vendi ku shpërthejnë inatet dhe hakmarrja. Keni parë të marrë ndonjë përgjegjësi! Këto hapësira janë veprat e tyre. Vepër e narko-shtetit, se ligji nuk ekziston, por xhepi. Ndaj ne qëndrojmë të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të denoncuar këto akte. Dua t’i them Peleshit; mos e shty më mocionin ndaj teje. Njësoj siç pati Erion protestën ti do të kesh mocionin. Zgjidhe mirë. Opozita nuk tërhiqet. Të harrojë kush. Edhe Erion u përpoq me të gjitha mënyrat ta shkurajonte protestën, por më kot. Tani i them Peleshit, ose respekto kushtetutën, ose do të jesh Erioni Bis, ose më keq. Ai ia mbathte të paktën, por t’i s’ke ku shkon. Bëjë mocionin, nxirr mësime.”, tha Berisha.