Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se ” revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut”.

“Ai po përpiqet ne grahmat e fundit t’i japë goditje fatale pluralizmit, por ne jemi këtu për t’u betue se revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin e lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha në fund të fjalës së tij në protestën e 3 marsit.

Sali Berisha: Të përcjellim sa më shpejt, të përmbysim këtë organizatë kriminale, të shpëtojmë Shqipërinë prej saj.

Revolucioni ynë ka si qëllim madhor t’i japë goditje vendimtare varfërisë së qytetarëve.

Ne e konsiderojmë varfërinë nënën e të gjitha të këqijave që ka sjellë Rama.

Varfëria luftohet duke mbidyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat e cmimin e energjisë.

Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë. Duke luftuar krimin e ogranizuar e korrupsionin, ju garantoj se ne do dalim fitimtar nga kjo betejë.

Por jo vetëm varfërinë, ne duhet të luftojmë tiraninë, dhunimin e lirisë që i bën Rama votës së lirë.

Ai po përpiqet ne grahmat e fundit t’i japë goditje fatale pluralizmit, por ne jemi këtu për t’u betue se revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin e lirinë e shqiptarëve.

Koha është e misionarëve, e atyre djemve e vajzave të rinj e të reja, burra e gra që qendrojnë në këmbë, të pamposhtur drejt të ardhmes.

Historinë e keni pasur të mbushur me pushtime, me dhimbje e vuajtje por nuk jemi nënshtruar kurrë, kemio triumfuar në gjithë betejat tona për liri, do triumfojmë dhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik, kjo kërkon të bashkohemi, historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre, le të bëjmë dhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare.