Në orën 12:00, do të paraqitet në SPAK kryetari i PD Sali Berisha, për t’u njohur me rezultatin e hetimeve mbi çështjen e kompleksit “Partizani”.
Përballë hyrjes së Prokurorisë së Posaçme është vënë kordoni i policisë.
Për çështje sigurie, ka shtuar masat rreth e rrotull institucionit edhe Garda e Republikës.
Fletëthirrje ka edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi.
Ky i fundit do të njihet me provat e siguruara deri më tani për çështjen në fjalë, bashkë me biznesmenin Fatmir Bektashi.