Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me dije se pas aferës së portit të Durrësit fshihet kryeministri Edi Rama dhe ish-kryedemoktrati Luzim Basha.
Ai paralajmëroi publikimin e disa dokumenteve, që sipas Berishës do t’i provojnë akuzat e tij. Kjo për Berishën është vjedhja më e madhe që po i bëhet Durrësit dhe Shqipërisë.
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha ai.