TIRANE, 25 mars 2013– Kryeministri Berisha është takuar sot me një grup biznesmenësh të bizneseve të vogla në Bërzhite, para të cilave shpalosi projektet dhe masat që qeveria do marrë për këto biznese në 4 vitet e ardhshme. Kryefjalë e këtij takimi sipas Berishës, ishte gjenerimi i sa më shumë vendeve të punës. 

“Jam këtu për të dëgjuar mendimet tuaja, opinionet tuaja sugjerimet tuaja që ju mendoni se zgjerojnë kapacitetet e punësimit. Punësimi është dhe mbetet objektivi më madhor, qëllimi më final i cdo reforme që ndërmerr qeveria. Ne besojmë se cdo qytetar do të gëzojë të drejtën e punës, me mundin, e djersën e tij të ndërtojë të ardhmen”, tha Berisha. 

Ai nënvizoi se, në ndërtimin e rrugëve, shkollave, sistemeve të kanalizimeve janë punësuar mbi 5 mijë qytetarë. 

“Në ndërtimet për rrugën Tiranë-Elbasan janë punësuar mbi 1400 punëtorë, këto janë të pamjaftueshme. Në një vend të lirë biznesi është dhe do mbetet gjenerator i vendeve të reja të punës. Ne ia kemi dalë që bizneset e vogla të rriten me 30% dhe të mëdhatë me 2 herë më shumë. Në 4 vitet e kulmit të krizës kemi thithur investime të huaja më shumë se në të gjithë historinë, këtu kanë ardhur mbi 4 mld dollarë investime, me të cilat janë krijuar mijëra vende pune. Kemi subvencionuar rreth 42 familje fermerësh. Qëndrimi ynë që javën e parë në pushtet ishte përgjysmimi i taksës për biznesin e vogël”, tha ai. 

Duke akuzuar kryesocialistin Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, Berisha tha se sot është përgjysmuar taksa për biznesin e vogël , e vendosur në kohën e tij. 

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës me politikën e taksave detyroi të paguajnë 148 mijë lekë biznesi i vogël, të taksë që sot e paguajnë vetëm 67 mijë lekë. Bashkiakët me uniformë erdhën para kryeministrisë dhe protestuan për këtë”, tha Berisha ndërsa ftoi këto biznese të hartojnë një projekt që biznesit të vogël ti garantohen më shumë lehtësira. 

Berisha tha më tej se, “Ne jemi i vetmi vend në botë me asnjë lloj takse mbi kapitalin. Kemi dërguar në parlament heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale për ata që punësojnë të rinjtë”, shto ai. 

Duke u ndalur tek taksa e biznesit të vogël, Berisha akuzoi Ramën se gënjen kur deklaron se do e heqë këtë taksë. 

“Sot ka një diskutim, të heqim taksën mbi biznesin e vogël, por ajo nuk hiqet këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata që punojnë cdo ditë kundër ligjit, bën thirrje mos paguani gjobat. U bën thirrje u premton, si pas kësaj logjike bëni evazion sa të mundeni, nëse nuk paguhen taksat shteti nuk funksionin. Të shesësh taksën proporcionale si taksë të barabartë mashtron gjithë ditën, je gënjeshtar. Taksa progresive është taksa e Marksit, nuk i lejon njerëzit të pasurohen, unë nuk kam frikë nga pasuria juaj, ajo është e mirë kombëtare kthehet në vende pune, zgjeron aktivitetet. Unë ju premtoj ju se për sa kohë të votoni PD nuk do keni rritje taksash. Ne përgjysmuam taksën mbi xhiron, më vonë zbritën nga 25 në 10% tatimin mbi fitimin, në 10% tatimin mbi të ardhurat personale, tani po e heqim për ata që marrin 30 mijë lekë. 6 vjet më parë kontributet e sigurimeve shoqërore për sipërmarrësin ishin 30 tani 15%. Ne hoqëm dhe do heqim cdo lloj detyrimi tatimor”, tha ai.