IRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri analizën e 300 ditëve të para të qeverisë ‘Rama’, të cilat i quajti 300 ditët e mashtrimit, pasi sipas tij qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, pas 300 ditësh shqiptarët janë më të varfër.
“Shqiptarët pas 300 ditësh janë më të varfër. Ata u bënë më të pasigurt, më të papunë se para 300 ditëve. Në 300 ditë u ngjit mafia dhe kleptokracia. Kurrë në histori institucionet nuk janë pushtuar nga delinkuentë, vrasës, përdhunues, pengmarrës. Premtoi shëndetësi falas, sot nuk u bë por u korruptua më shumë sistemi, për një pjesë u rritën ndjeshëm shërbimet shëndetësore. Premtoi legalizime falas. Sot për të legalizuar banesën paguajnë dy herë më shumë, për çmimin e tokës dhe të tjera. Kush ka ndërtuar një lokal për bukën e fëmijëve të tyre do paguajë 4 herë deri në 5 më shumë për legalizimin e tij. Kreu i mazhorancës së krimit u zotua se do hiqte TVSH për bukën, miellin, sheqerin, vezën dhe vajin. Jo vetëm që nuk u hoq por këto 300 ditë mallrat e shportës kanë patur një rritje 3,2% të çmimeve”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi se, “Rama premtoi se do hiqte TVSH për energjinë elektrike, jo vetëm nuk u hoq, por u vendos fatura afrofe me të cilën 120 mijë familje paguajnë sëpaku tre herë më shumë se çifti kryeministror i vendit pavarësisht se konsumojnë 13 e kësaj sasie. Heqja e taksës së qarkullimit dhe akcizës për naftën e fermerëve, jo vetëm nuk u hoq por taksa e qarkullimit u rrit me 120 lekë për litër. U premtua ulja e qerasë për ambientet e tregtisë, heqja e taksës së biznesit të vogël . Në prag të 300 ditëve mashtrim vendosi 2 deri 3 herë më të lartë taksën e biznesit të vogël. U premtua ule takse për 97 të shqiptarë e vërteta është se ajo u rrit për 95% të shqiptarëve dhe u ul vetëm për 5% të tyre”, vijoi Berisha.
Më tej ish-kryeminstri tha se rritja ekonomike për të cilën flet qeveria aktuale është fiktive. Berisha tha ndër të tjera se, edhe rritja e pensioneve është një gënjeshtër.
“Nga arena në arenë nga takimi në takim premtonte rrogën e 1të, pensionin e 13-të, jo vetëm që nuk u vendosëm por u hoq dhe gjeli i detit, që iu jepej pensionistëve, u hoq shpërblimi që i jepej punonjësve në fundvit. Vetëm nga rritja natyrale e çmimit çdo shqiptar merr 2% më pak pra as inflacioni nuk iu kompensua. Rritja e pensioneve që premtojnë është mashtrim real, asnjë rritje, thjesht kompensohet inflacioni. Pensionistëve iu hoqën subvencionin e transportit, të përndjekurit politikë që iu premtua se do marrin 27 euro për ditën e vuajtjes, se brenda 2 viteve të gjithë të gjallët do marrin dëmshpërblim të plotë deri tani është dhënë këtij për 237 të përndjekur. Nuk është hapur asnjë vend i ri pune. Ekonomia është në recesion”, tha ai ndër të tjera.
Më tej, Berisha akuzoi deputetin e PS-së Koço Kokëshima se ka monopolizuar naftën. “Nafta është bërë Koç dhe Koçoja është bërë naftë. Sot ëështë Koçoja Bajloz i naftës”, tha ai më tej.
Duke folur për borxhin, Berisha nënvizoi se pasojat e tmerrshem të tij, shqiptarët do t’i ndjejnë vitin që vjen. “Na sulmuan neve për borxhin me tezat e etërve të tyre, se borxhi është skllavërim konolizim, këta shokë me ardhjen në pushtet e rritën borxhin 2,5 herë më shumë se në 8 vite që ne ishim në pushtet. S’jam as profet as kasandër por pasojat e tmerrshme të borxhit 7,4% mbi shpatullat e shqiptarëve, bashkë me pasojat korruptive të CEZ fillojnë vitin që vjen dhe do jenë një gur i rëndë varur në qafën e çdo shqiptari”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





