Kreu i PD, Sali Berisha po flet sërish për incidentin e ndodhur ditën sotme në protestën e opozitës, ku u qëllua me grusht 31-vjeçari Gerti Shehu.

Berisha e cilësoi aktin si kriminal, ndërsa për agresorin tha se është agjent i policisë kriminale, kontingjent në rrethe trafikantes.

“Siç u pa ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante është personi, personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale. Konigjent me minimale siç futen me doza të vogla në rreth trafikantësh. Problem, me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokumenti shëndetësor për të dëshmon se gjithçka është e përgatitur”-tha Berisha.