Tiranë, 11 maj 2014 – Ish- kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadorin amerikan në Tiranë, në një intervistë dhënë për Ora Neës.

Berisha tha se Arvizusë do i digjen të dyja duart, nëse merr përsipër të vërë dorën në zjarr për këtë qeveri.

Berisha komentoi kështu akuzat për trafik droge.

“Ambasadori amerikan bëri një gabim për mendimin tim serioz. Forcat e Armatosura nuk i akuzoi opozita. Riprodhoi, në mënyrë do të thosha ekstremisht të gabuar, akuza që eksponentë të mazhorancës i bënë opozitës. Ai i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak, çka ishte tërësisht e gabuar. Tani marrëdhëniet janë normale. Në qoftë se ambasadori, ai dhe kushdo tjetër, merr përsipër për të vënë dorën në zjarr për këtë qeveri, jo njëra por të dyja duart do ti digjen”, tha Berisha.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/