TIRANE, 16 maj 2013- Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e saj në qarkun e Elbasanit.

Në fjalën e rastit, kryeministri i vendit dhe njëherësh lideri i PD-së premtoi se në mandatin e ardhshëm do të hapen 250 mijë vende pune.

Kreu i qeverisë së djathtë nuk ka hequr dorën nga liberalizimi i vizave me SHBA-të, ndërsa lëshoi edhe një batutë për Ben Blushin.

“E kishit ju dje këtu faturinon e autobusit, e kishit. Do u tregoj një histori të shkurtër. Përshëndeteni z. Blushi edhe pyeteni ku e ka teserën e Partisë Demokratike”, ka thënë ai, transmeton Shekulli. “Pse kur unë mora vendimin për ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, Blushi deklaroi publikisht se në qoftë se Berisha ndërton tunelin unë do marrë teserën e PD-së. Tani as që guxon të afrohet, struket si faturino”, deklaroi Berisha.