Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Foltorja ka pushtuar zemrën e qindra-mijërave në Shqipëri në Diasporë.

Sipas tij, foltorja shihet si i vetmi zhvillim pozitiv të 8 viteve të fundit në Shqipëri duke ngjallur shpresë kundrejt narko-shtetit.

Berisha: Foltorja ka pushtuar zemrën e qindra-mijërave në Shqipëri në Diasporë. Më lejoni tu siguroj se foltorja apo revolucioni ynë paqësor ka bërë miq të në gjithë Evropën dhe botën. 

Ata shohin si të vetmin zhvillim pozitiv të 8 viteve të fundit në Shqipëri. Foltorja ndezi shpresën në zemrat e demokratëve dhe është shndërruar sot në një dritë shpresa për tunelin ku i kishte ngujuar narko-shteti shqiptarët.

Foltorja u thirr nga ndërgjegjja dhe idealet e demokratëve shqiptarë në një moment shumë kritik për vendin dhe kombin tonë. Në vitin 2013 ndërruar pushteti me votën e shqiptarëve. U zgjodh një kryeministër tjetër.

Ish-kryeministri njohu përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve dhe hapi krahun duke dhënë dorëheqjen duke besuar se gjenerata e re do ta çonte opozitën dhe Shqipërinë në horizont etë reja. Por në 8 vite janë regjistrua rekordet më të zeza. 

Në këto 8 vite shqiptarët në ven që tu rritej mirëqenia, në këto vite ndodhi e kundërta.