Pas akuzave të Taulant Ballës në seancën e sotme parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha iu kundërpërgjigj. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.
Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i Ps-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit.
“Ata që shkelin mbi gjakun sak e tyre këtij gjenocidit të tmershëmrë, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njëriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.
Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit dueht të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve”, tha Berisha.





