Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar heqjen e simbolit të “Shqiponjës” nga hyrja e Tiranës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Kryeministri Rama u hakmor duke rrëzuar me litar simbolin e kombit.

“Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi bis hakmerret për atin e tij shpirtëror, xhelatin e shqiptarëve Enver Hoxha, duke përsëritur me Shqiponjën, simbolin e kombit, rrëzimin e saj me litar”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.