Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët e Lushnjes komentoi edhe vendimin e GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj për sterilizimin.
Sipas tij, Beqaj është vetëm një shërbëtor dhe përgjegjësi kryesor është Edi Rama.
“Sot drejtësia është vendosur në kontrollin e plotë dhe total të një njeriu. Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjas. Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjesht një vegël e Edi Ramës”,-tha Berisha.