Banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë janë mbledhur përpara Parlamentit për të protestuar lidhur me shembjen e shtëpive të tyre. Në mbështetje të protestës së tyre është shprehur dhe ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili ka thënë se dokumenti që iu është ofruar këtyre qytetarëve është një mashtrim.
“Drama, e cila zhvillohet sot në Tiranë, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Dokumenti që iu ofrohet banorëve është mashtrim. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën dhe noterizimin e këtij dokumenti, kërkon firmën e “Lal Plehut” dhe personit të realizuar me prokurorë. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë, sepse këtu nuk lejohet që atë që duhet t’u jepet qytetarëve e merr bashkia. Babëzia, hajnia në këto afera ka kufi vetëm qiellin. Kanë rritur katet nga 7-35, përsëri kjo nuk i lejon qeveritarët të firmosin marrëveshjen me banorët që iu prishin shtëpitë, por i mashtron duke iu kërkuar njuë vetëdeklarim të noterizuar. Kjo që ndodh është një mashtrim i tyre dhe një megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohen në trojet e tyre. Ligji i posedimit të pronës, pas një afati të caktuar thotë që që posedon pronën, gëzon të gjithë të drejtat e pronarit. Në këtë rast, qeveria prapa saj në mënyrë që t’i shpallin këto të paligjshëm, të marrin katet që duan për vete. Mbështes protestën e tyre dhe iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të sensibilizohen“, u shpreh Berisha.





