Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një shqiptari që jeton në New York, i cili e informon se ka parë Edi Ramën duke bërë pazar te dyqanet më të shtrenjta të këtij qyteti.
Shqiptari tregon se ka parë Ramën me bashkëshorten e tij duke dalë nga dyqani i firmës së shtrenjtë “Tom Ford” në New York plot me çanta.
POSTIMI:
Kallam Deshtaku ben pazar ne dyqanet me te shtrenjta te Nju Jorkut!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Zoti Berisha, thuaj kokeministrit mire qe nuk pranon qe ben pazar tek hugo boss.Po tek dyqani Tom Ford ne New York, a ishe para 2 viteve me bashkeshorten tuaj afersisht ores 7:00pm dhe dolet nga dyqani plot me canta te cilat i mbanin truproja e juaj. Ku ne kete dyqan nje rryp ore kushton me i liri $300. Per kete eshte fakt se te njejten kohe isha duke marre nje porosi te bosit tim, dhe kur i tregova se eshte kryeministri i Shqiperise dhe ai tha po ne Shqiperi ku populli eshte nje varferi extreme dhe ky ben pazare ktu. 672 Madison ave NY.
Ps ju beje thirrje agjensive te zbatimit te ligjit te hetoj pasurit e Kallam Deshtakut dne shpenzimet e tij ne Nju Jork mbasi ne Shqiperi nuk guxojne ta hetojne!





