Kryeministri Sali Berisha ka marrë sërish fjalën në Kuvend, në seancën parlamentare që vazhdon prej orës 10:00 të paradites.

Këtë herë ish-kryeministri ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës për dështimin e reformës në drejtësi.

Sipas Berishës Rama është përpjekur gjithmonë të lajë duart duke fajësuar ndërkombëtarët.

Ndër të tjera ai tha se dosjet “i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm.

Në këtë sallë dhe jashtë saj kam paralajmëruar Edi Ramën për këtë katastrofë. Është përpjeklur që të lajë duar për çdo gjë duke fajësuar të huajt. Kam mbrojtur interesin e qytetarëve. Përgjegjësia për këtë refomë është e Edi Ramës dhe grupit që e mbështeti. U përzgjodh me qëllim përdorimi i Vettingut me metodën lart-poshtë. Është e njohur si metodë destruktive, shkatërrimtare. Një kryeministër që pranon që vendi i tij të mbetet pa shtet ligjor…Sot ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit në Europë. Cilat janë pasojat e saj? Dhjetra gjykatës u përzunë nga drejtësia. U mbajt Sokol Sadushi që deklaronte dhuratë 20 mijë euro për fëmijët nga gjyshja. Ndërsa gjyqtarja u përzu se ishte e djathtë. Por cilat janë pasojat e Vettingut sot? Shqipëria! Qytetarët e kanë humbur të drejtën që të bëjnë një proces gjyqësor normal. Shqipëria u bllokua me integrimin. Çfarë ndodhi tjetër? Nga burgjet dalin vrasës se s’ka njerëz që të hapin dosjen. E kam lehtë të them që se i duan deputetët lirimin e tyre, por në fakt s’ka kush u sheh dosjen. Vetëm 24% e shqiptarëve flasin. Rasti i Delina Ficos si qëndron, grumbulluan dosjet dhe Fico merr miliona nga taksapaguesit amerikane për të dhënë… E përdor emrin se është aferë e madhe korruptive. Dosjet tuaja i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm.“, tha Berisha.