TIRANË, 30 mars 2013- Kryeministri Sali Berisha theksoi nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social “Facebook", se "vendimi i përgjysmimit të taksave të makinave jo të reja është pritur shumë mirë nga qytetarët, të cilët kanë vlerësuar lart këtë vendim.

Ato taksa të larta që synonin kufizimin e makinave jo të reja për mbrojtjen e mjedisit nuk ekzistojnë në vendet e BE dhe rëndonin qytetarët që kanë më pak në shoqërinë tonë”. 

"Une e di se mjedisoret nuk e kane pritur mire kete vendim. Por ne, me ndalimin qe i kemi bere perdorimit te naftes D2, kemi shënuar një hap shume te rendesishem ne mbrojtjen e mjedisit”, vijoi Berisha. 

Së shpejti, shtoi Kryeministri, “fillojmë dhe shenjimin e karburanteve, çka do të lejojë një kontroll më të mirë të cilësisë së tyre. Po keshtu, permiresimi i trafikut ne Tirane, qe ishte qyteti me ndotjen e ajrit me te larte ne Shqiperi dhe ne Europe, ka bere qe matjet e fundit nga aparaturat e Organizates Boterore te Shendetesise te ndotjes se ajrit ne kryeqytet te gjejne nje renie te saj ne standardet europiane”. 
Sipas Kryeministrit Berisha, “gjatë muajve që vijnë, nga ndërtimi i unazës dhe Lanës, trafiku i qytetit do ketë permiresime te reja shume te medha. Nje mjedis i paster eshte objektivi yne!”