Demokratët mbështetës të Sali Berishës nuk kanë një emër për të propozuar si kandidat për president të Republikës. Gjithashtu në mënyrë kategorike Sali Berisha përjashton votimin e kandidatit të Edi Ramës për kryetar shteti.

“Në asnjë mënyrë nuk votojmë kandidatin e Edi Ramës. Të votosh kandidatin e Edi Ramës do të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij por kjo nuk mund të ndodhë.”

A pranon konsensus?

“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, tha Berisha. 

Deklarata e Sali Berishës u bë sot në Shkodër pas ceremonisë homazh për 4 dëshmorët e 2 Prillit.