Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për marrëveshje me Serbinë për të shkëmbyer territore. Sipas Berishës, Lugina e Preshevës nuk mund të përdoret për tregti.
Deklaratat e Berishës
Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne përputhje me konventën Evropiane të të Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh. Eshte fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnjë ka dashur t’u perdori si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje. Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise. Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes.
Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.
Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kundërta është e vërtetë, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosovës ne nje mënyrë apo ne një tjetër mbështet idene dhe perpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe ne kurriz te Kosovës. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.
Minoriteti serb ne Kosove, ne përputhje me Dokumentin e Ahtsarit është shpallur superminoritet. Atij i janë dhënë dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Evropë, ndaj pretendimi i Serbisë per tre Komunat e Mitrovicës nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetëm me vazhdimin e idese se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!
Theksova se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. E verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.
Per te gjitha keto u shpreha se jam kategorikisht kunder dhe se kam bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Theksova se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.
Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim! Sb





