TIRANË – Kryeministri Sali Berisha komentoi në facebook, takimin e mbajtur në Bruksel mes presidentëve të Kosovës, e Serbisë, Jahjaga e Nikolic, i ndërmjetësuar nga baronesha Ashton. Ai e quan këtë një takim mes liderëve të dy shteteve sovrane.
“Sot në Bruksel, histori e vërtetë! Kryetarja e shtetit të pavarur, Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE me presidentin e Republikës së Serbisë Z.Tomislav Nikoliç, në prani të Përfaqësueses së Lartë për Cështje të Jashtme dhe Sigurisë së BE, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën”,- përfundon mesazhi i Berishës.





