TIRANE, 18 gusht 2013 – Kryeministri Berisha reagoi sot lidhur me sulmet e kampit kundërshtar mbi vendimin për kalimin e SHQUP si seli e re për Partinë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e socialistëve si sulme primitive, duke dëshmuar kështu, sipas tij, mentalitetin që ato përfaqësojnë.
Madje, nisur nga ky mentalitet, Kryeministri Berisha u adresoi një apel qytetërve shqiptarë.
Mesazhi plotë i Kryeministri Berisha në Facebook
Piktori me neobllokmenët e tij vetëm urrejtje ndaj kundështarit!
Te dashur miq, prej mese dy javesh Piktori dhe neobllokmenet e tij, mediat qe ata kontrollojne, jane versulur me urrejtje dhe terbim njelloj si eterit e tyre kunder forces politike kundershtare. Si pretekst per keto sulme primitive ka sherbyer vendimi i qeverise per ti dhene ne perdorim si seli PD-se nje godine te ushtrise, e cila ne 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe perdoret me shume se per çdo gje tjeter per dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar! sb





