Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka qenë sot në një vizitë në Korçë, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit.

Soreca tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie.

Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.