Nga Selenica ku prezantoi kandidatin e tij Leonard Rakipaj për këtë qark, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se jeton në mënyrë përrallore me biftek e dreka 10 mijë euro.
Berisha gjithashtu u ndal te cështja e Portit të Durrësit, ku u shpreh se kryeministri “vrapon të bëhet miliarder” dhe portin e Durrësit me vlerë 5 miliardë euro e ndau me arabin Alabbar.
“Këta ndërtojnë km me paratë tuaja 24 mln euro autostradë në fushë, këta ndërtojnë një shkollë që kushton 600 mijë euro me 5 mln euro dhe këto janë realitet këta jetojnë vetë në mënyrë përrallore ai udhëton me avion 22 mln euro me avionin privat me 137 fluturime. Shtrohet me biftek 1 mijë euro me darkë 10 mijë euro. Qeveria në vend që t’ju ndihmojë thotë pse i mbollët ullinjtë ju bëtë gabim, është e vërtetë që një vit ka prodhim më shumë se një tjerë dhe këtë vit ndërhyn shteti që e paguan me çmimin bazë dhe nuk të len të mjerohesh dhe të vësh sëpatën por të presësh vitin tjetër këtu ka një raport armiqësor midis qeverisë dhe fermerëve në botë nuk ekziston një shtet të vendos tvsh zero në blerje 20 përqind në shitje është në kundërshtim me ligjin. Një shkatërrim një rrënim gjatë këtyre 8 viteve.
Ne jemi vend plot ujëra e kanë quajtur me të drejtë Norvegjia e Ballkanit u ndërtuan mbi 100 e ca HEC-e që prodhojnë tani 58 të prodhimit të përgjithëm të energjisë në Shqipëri kjo do të thotë eksport energjie dy vitet e fundi janë prodhuar 2 miliard euro kilovat orë energji nga ujëra që më përpara derdheshin në det, a fituan gjë shqiptarët, jo se shpërtheju lufta në Ukrainë po ne me energjinë kishim zero lidhje se nuk ndikoi as të shiu as te reshje, por ndikoi vjedhja. Gjitha verës në vend që ti konservojnë i zbrasin në kundërshtim me ligjin ua shesin sekserëve janë kompani që sheshin energji dhe ua shesin me 30 euro dhe këta e shesin në bursë me 20 euro dhe fitimin e ndaj me Edi Ramën dhe ministrat. Për vete vrapon të bëhet miliarder, merr portin e Durrësit 5 miliardë euro dhe e ndan me arabain Alabbar se thotë ai është miliarder të bëhem dhe unë si ai”, tha Berisha.