TIRANË– Kryeministri Sali Berisha mbajti sot mbledhjen e radhës së grupit parlamentar të PD-së ku u shpreh i bindur për një mandat të 3-të qeverises nga forca qe ai drejton. Pas përfundimit takimit me Komisionerin për Zgjerim Evropian Stefan Fyle, shefi i qeverisë vlerësoi se cështja e reformave është një nga cështjet themelore, ku në prag të zgjedhjeve të parlamentare të qershorit, mazhoranca sipas tij po përgatitet për një mandat të tretë, ndërkohë që opozita po përgatit bllokimin e radhës. 

“Dy janë cështjet themelore që doja të paraqisja tek ju, konferencën e 49 në Myhni dhe cështja e reformave në mënyrë që pas zgjedhjeve të mund të kund të ekzistojë kuadri i një sërë reformave të rëndësishme për tu zbatuar. Ne përgatisim qeverisjen e mandatit të tretë. Zotria e tij përgatit bllokimin për herë të tretë”, tha Berisha. 

BERISHA PAS TAKIMIT ME FYLEN: PREMTOJ ZGJEDHJE TË LIRA, RAMA NË PANIK 

Kryeministri Berisha në kuadër të angazhimi të qeverisë së tij për reformat e kërkuara nga BE-së, të cilët do i hapnin rrugë integrimit të vendit të familjen e madhe Evropiane, premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

“Cila janë të dashur deputetë detyrat më kryesorë të tonat gjatë këtyre muajve. Janë dy dhe vetëm dy. Së pari përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi të gjitha kushtet. Infrastrukturën dhe vullnetin e hekurt për të zhvilluar zgjedhjet ë lira dhe të ndershme. Ne si qeveri jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për këto zgjedhje,. Natyrisht, konstatojmë se zoti Rama po përgatit justifikimin e humbjes së radhës. Dy muaj më parë u ra sirenave brenda dhe jashtë vendit. Shkrojti me dhjetëra letra në aktor anët duke iu thënë shqiptarëve dhe të huajve se Berisha po më merr mandatin, kërkoi komision hetimor parlamentar për KQZ si dhe për shkarkimin e zotit Noka. Mblodhi përfaqësuesit të grupit diplomatik. Pas dy muajve kur e sheh se deputetin e Beratit mund ta marrë LSI dhe se tani duhet të akuzojë përsëri se thotë të kthehemi në variantin e parë. Ai po përgatit 23 qershorin. Expollet e nxjerrin përtokë dhe janë të bëra nga krahët e tyre. Për të dalë përpara shpalli se do marr 72 deputetë, dhe hoqi Dash Pezën dhe mori Alfred Pezën. Keni parë ju. Të gjithë këto janë kaos i tij i vërtetë. Sidoqoftë ne zotëri deputetë do ecim për procesin e integrimit të vendosur dhe duhet të bëjmë gjithcka në funksion të këtij procesi. Duhet të vijojmë reformat”, theksoi Berisha. 

Sipas numrit 1 të qeverisë, angazhimi i dytë i kabinetit qeveritar që ai drejton është vendosmëria në reformat ekonomik, luftën kudër korrupsionit dhe rendit. Berisha akuzoi Ramën se po sulmon policinë, në një kohë kur PS ka mbledhur rreth vetës efektivë të cilët vetë i ka burgosur. 

“Drejtimi ynë i dytë. Reformat ekonomike, të sigurisë dhe rendit dhe reformat në luftën kundër korrupsionit duhet të ndërmerren me vendosmëri të madhe. Zoti Rama, është në panik total, ka gjithë këto ditë i cili cdo ditë sulmon forcat e rendit, për fajin e vetëm të tyre se kanë njërin prej treguesve më të lartë në zbulimin e krimit. Kishte mbledhur të gjithë policët e përjashtuar nga vetë PS për trafiqe dhe të burgosur për vjedhje apo shpërdorim detyre gjatë qeverisjes së tyre dhe zotohej për rendin”, tha Berisha. 

TAKSIMI, BERISHA: RAMA SPEKULATOR 

Duke iu referuar edhe pjesmarrjes në konferencën e 49- të sigurisë që u zhvillua në Myhnih, të Gjermanisë kryeministri tha se Shqipëria mori pjesë si vend me një rritje ekonomike në vijim dhe që nuk e njohu recension. Berisha shigjetoi kreun e opozitës Edi Rama në lidhje me taksën progresive të propozuar nga socialistët, duke e akuzuar se nxit fuqishëm evazionin fiskal dhe largonin investitorë, ndëkohë që sipas tij ajo sulmohet edhe nga akademikët më të madhej botërorë. 

“I them këtij spekulatori se ky është sistemi i taksave. Ai që merr 400 paguan 40, ai që merr 20 mijë paguan 200 qind. Natyrisht po të jetë për të paguar më shumë ky është sistemi më i mirë. Po qe për të futur urrejtjen se ti je i pasur dhe unë të shkatërroj lexoni taksën e Kolekës, që atakohet nga grupet më të mëdha akademike të botës, pasi është faktuar si një taksë që largon investitorët nga vendi. Nxit në mënyrë të fuqishme evazionin fiskal. Jo zotëri, do ngre agjencinë speciale. E kuptoni se cila është platforma ndaj ishte e rëndësishme që ne të shkonim dhe të dëgjonim në seancë si një vend me rritje ekonomike dhe pa recension”, theksoi Berisha. 

ALBANOFOBIA, BERISHA: SHPREHA NË MYHNNIH POZITËN DELIKATE TË SHQIPTARËVE 
Berisha bëri me dije se gjatë konferencës së 49- të sigurisë në Myhnih, i shprehu vendeve pjesmarrëse pozitën delikate të shqiptarëve në gadishullin e Ballkanit, ndërkohë që nënvizoi se albanofobia nuk po funksionon. “Albanofobia nuk po funksionin në Gadishullin e Ballkanit. Ndaj solla në tryezën e Myhniut problamatikën reale të Ballkanit Perëndimor, ku shqiptarët janë në pozitë më delikate pasi janë të ndarë në 5 shtete”, tha Berisha. 

VIZITA NË MYHNIH 

Duke u ndalur në konferencën e Mynihut shefi i qeverisë përmendi adresimin e zv/presidentit Joe Biden në këtë konferencë. Zv/presidenti amerikan-tha Berisha paraqiti bilancin e mandatit 4 vjecar në fushën e sigurisë në botë, ku theksoi rolin thelbësor të Evropës, për paqen e stabilitetin në botë për promovimin e sigurisë, si një partnere domosdoshme e SHBA-së.