4 shtator 2013-Kryeministri Berisha priti sot Majlinda Kelmendin, Kampionen e re të Botës në xhudo dhe trajnerin e saj Driton Kuka. Berisha përgëzoi Kampionen e Botës Majlinda Kelmendi dhe e felenderoi për emocionet e jashtëzakonshme që i dha çdo shqiptari dhe atij personalisht me fitoren e ndeshjes të dy javëve më parë për titullin kampion bote në xhudo që u mbajt në Brazil dhe që u përcoll me shume jehonë nga media ndërkombëtare.“Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”-, u shpreh kryeministri Berisha, duke i dhuruar asaj dhe trajnerit Kuka monedhën e argjendtë të 100 vjetorit të pavarësisë.Majlinda Kelmendi, Kampionia e Botës në xhudo, duke falenderuar kryeministrin Berisha për vlerësimin tha se ai dhe familja e saj ishin të parët që e përgëzuan për fitoren dhe se me këtë fitore shleu një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Olimpiadën e Londrës të një viti më parë.
Berisha pret Kelmendin: Kurorëzimi i një mbretëreshe si ty, simbolika më e bukur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
Mori informacion se lumi po dilte nga shtrati dhe dha urdhrin për evakuim, si i shpëtoi mësuesi hero 900 nxënës në Nepal
Islanda i thotë “Jo” BE-së, referendumi qytetar kundërshton rifillimin e negociatave
Martohet Bes Kallaku? Planet e çiftit për një fëmijë! Kapitulli i ri i jetës së aktorit pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj





