TIRANE,22 gusht 2013 – Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim  ambasadorin e Austrisë në Shqipëri me rastin e mbarimit të detyrës, Florian Raunig.Duke u ndalur tek integrimi Europian, dhe qëndrueshmëria e administratës si kusht themelor për integrimin, kryeministri Berisha i tha ambasadorit austriak se maxhoranca e re ka hartuar një plan për zhbërjen e administratës. Ambasadori Raunig nënvizoi se kjo temë do të vazhdojë të mbetet në fokus në raport me progresin e Shqipërisë.Berisha dhe Raunig kanë biseduar edhe për zgjedhjet e 23 qershorit ku ambasadori vlerësoi organizimin e tyre. Kryeministri Berisha shprehu besimin se me organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane Shqipëria tashmë i përmbush kushtet për marrjen në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat në BE.Kryeministri Berisha veçoi mbështetjen e Austrisë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila me kontributin e saj të vyer zuri një vend nderi në këtë përvjetor jubilar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

/panorama/