TIRANË, 27 shkurt 2013 – Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në rrjetin social Facebook logon që do të përdorë Partia Demokratike në fushatën zgjedhore. Logoja karakterizohet nga ngjyrat blu (ngjyra e logos së Partisë Demokratike) dhe e kuqe (ngjyra e flamurit). Krahas slloganit të zgjedhur nga PD-ja për këtë fushatë në logo dallohet qartë Flamuri kombëtar, që sipas Berishës do të jetë prijësi në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Të dashur miq! Unë do të vlerësoja shumë mendimin tuaj për logon tonë. Kam shumë kënaqësi që t'ju njoh ju para të gjithëve me logon e fushatës dhe fitores së ardhshme të PD. Në logo është shkruar sllogani i fushatës sonë “Ne jemi ndryshimi, Përpara!”
Nga logo del qartë se prijësi ynë është Flamuri kombëtar. Zoti e bekoftë atë dhe fitoren tonë të 23 qershorit. Për mua ju jeni të parët! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





