Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin social TikTok një mesazh për demokracinë dhe ndjekësit e tij.
Berisha shprehet se kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore janë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë, ndërsa primaret i cilëson si ndryshim epokal. Sipas tij primaret do t’i japin fund kryetarokracisë dhe do të vendosin në piedestal votën e anëtarëve të PD-së.
“Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Primaret, ndryshim epokal! Ato i japin fund kryetarokracisë, vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike”, tha Berisha.