PRISHTINE– Skuadra e Kalmarit deri më 3 janar të vitit të ardhshëm u ka dhënë pushim stafit dhe lojtarëve. Por, ai që e ka prishur pushim për t'u përgatitur sa më shumë është portieri i ekipit suedez, kosovari Etrit Berisha, raporton Koha Ditore.

Madje Berisha pushimin ia prishi edhe trajnerit të portierëve të klubit suedez. Lojtari kosovar ka pushuar vetëm katër ditë, kur shkoi në Kosovë sa për të parë të afërmit e tij.

Fundjavën e shkuar ai është kthyer në Suedi, me qëllimin që të jetë i gatshëm për skuadrën, ku do tw vazhdojë karrierën, pasi në Kalmar ka kohë që ka thënë se nuk do të qëndrojë.