Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me bororitje para hyrjes në parlament ditën e sotme ku edhe ka bërë një deklaratë të fortë teksa foli për pazare të fëlliqura me kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.

Para dhjetëra mbështetësve të tij, Berisha u shpreh se PD do të bëhet me e fortë dhe më e sigurt.

Sot nis beteja e shpëtimit të Partisë Demokratike nga pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë, me e sigurt, rroftë Partia Demokratikë, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.