Protesta e radhës e opozitës mund të mbahet në datën 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Këtë datë Berisha e ka propozuar për Kryesinë e PD dhe do të miratohet këtë të premte.
“Protesta e 12 nëntorit, duhet të vazhdohet me protesta të tjera, data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë para gjithë botës”, theksoi Berisha.