Pas mbylljes së protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e partive aleate, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Pas daljes nga selia blu, Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se protesta e opozitës drodhi nga themelet kakistokracinë.

Lidhur me datën e protestës së ardhshme, Berisha tha se vendos kryetari i PD-së.

“Qindra mijëra qytetarë që vërshuan nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë e cila drodhi nga themelet kakistokracinë dhe nga ana tjetër pushtoi fuqishëm në mbarë botën kundër nakroshtetit të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij”, tha ai.