Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka prekur çështjen e emigrimit të shqiptarëve, ku sipas tij qytetarët po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të klimës së krijuar nga kryeministri Rama.

Ai ka renditur një sërë arsyesh për të cilat pretendon se shtyjnë qytetarët të braktisin vendin.

“Frani këtu është miniaturë e Ramës. Të tillë janë këta. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? jo. Rama në 8 vite ngriu rrogat, por në kushte tregu çmimet u rritën, forcë në botë që të pengojë rritjen e çmimeve nuk ka, Qeveritë për të mbrojtur qytetarët rrisin rroga e pensione.Vota më 14 maj është votë për veten tënde. Pse i ngriu rrogat, ç’bëri me paratë?

Dyfishoi taksat. në 2022 ka mbledhur 5.8 mld euro nga taksat tuaja. Kalimashi ka kushtuar 17 mln euro kilometri, tuneli i Kërrabës 14 mln euro kilometri, në Europë një kilometër rrugë është 2-3 milion.Prokurojnë për së pari, për së dyti e më radhë. nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri. Kjo ndodh në pushtetin vendor, në drejtoritë e tij.Njerëzit nuk kanë alternativë vetëm se të ikin”, ka deklaruar Berisha.