Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në SHBA, siç ka deklaruar në disa takime të planifikuara më herët.

Berisha tha gjatë një konference për shtyp nga selia blu se Veliaj kërkon të marrë azil në SHBA.

Sali Berisha: Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës. Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.”