Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në profilin e tij në rrjetet sociale një foto nga fundjava e tij, që po e kalon në plazh.
“Miremengjes miq! Nje fundjave te kendshme per ju!”, shkruan ish-kryeministri. Aty bie në sy një koment i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.
Në komentin e tij, Stresi ka shprehur dashurinë që ka për doktor Berishën, duke i vendosur epitete “dritë, diell apo edhe ikonë”, ndërsa shton se në dekada shqiptarët nuk do kenë njeri si ai.
“O dritë, dielli ti je dhe do mbetesh ikonë. Ne dekada shqiptarët s’do të kenë një njeri si ty”, shkruan Stresi në komentin e tij.





