Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka “ironizuar” shefin e  ekzekutivit, teksa shkruan se Edi Rama po përgatitet për të kërkuar azil politik.

Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha  ka postuar një dixhiturë, e cila flet për vilën e kryeministrit në Surrel, e cila sipas Berishës është nxjerrë në shitje për arsye emigracioni.

“Rama pregatitet per azil politik! sb”, thuhet në postimin e Berishës, i cili shoqëron dixhiturën e mëposhtme.

Mes të tjerash në foton e publikuar jepen detaje për vilën e kryeministrit, që nga hapësirat, arredimi, e deri te dokumentet dhe hipoteka.