TIRANË,26 shtator 2013 – Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë publike letrën e cila i ka mbërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Andres Fogh Rasmussen.
Berisha ka vendosur ta ndajë letrën me miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku i ka bashkangjitur dhe foto të Samitit 2012 ku ishte i pranishëm edhe presidenti Barack Obama. Rasmussen, ndër të tjera i ka shprehur mirënjohjen e tij ish-kryeministrit shqiptar për përpjekjet e tij në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO.
"I dashur Sali,
Pas largimit Tuaj nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë, më lejoni t'Ju shpreh mirënjohjen time për dedikimin Tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës.
Ndërkohë që Shqipëria i afrohet vitit të pestë të anëtarësisë në NATO, vëndi Juaj e ka pozicionuar veten si një aleat i vendosur dhe me vlera. Lidershipi Juaj në procesin e anëtarësimit dhe pas tij, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe dëshiroj t'Ju falenderoj për kontributet e rëndësishme të vëndit Tuaj në suksesin e Aleancës. Ju uroj suksese në përpjekjet Tuaja të ardhëshme.
Sinqerisht Juaji Andres Fogh Rasmussen".
Berisha publikon në FB letrën e dërguar nga Rasmussen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme





