TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha nga qyteti i Beratit ku mori pjesë në 22 vjetorin e themelimit të PD-së, sulmoi kreun e PS-së Edi Rama, në lidhje me ndërtesën shumë të përfolur dhe të sulmuar nga selia blu ditët e fundit, në pronësi të familjarëve të Linda Bashës. 

Shefi i qeverisë tha edhe pse Rama në shkelje të hapur me ligjin ka zënë hapësirat publike për familjarët e tij dhe ka bllokuar dritaret e fqinjëve të familjarëve të tij, ai nuk mund të bllokojë rrugën evropiane të shqiptarëve.

“Forca që ju themeluat 22 vjet më parë do të shndërrohet si forca lokomotivë në integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Sot shqiptarët lëvizin të lirë. Qeveria ka plotësuar të gjitha kushtet që varen prej saj që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Por, sot statusi është bllokuar nga votat e atyre të lihet në vend që të lexojnë dhe të mbështesin vizionin për të ardhmen, i qëndrojnë besnik testamentit të etërve të tyre. Nga Berati mijëra vjecar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligje mund tu ndërtosh pallate tu zësh lulishten dhe dritaret gjitonëve të familjes tënde, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. Muri që ke ndritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht me 23 qershor”, deklaroi Berisha. 

Numri 1 i qeverisë akuzoi kreun e opozitës si të vetmin në Evropë që përdor pushtetin e elektoratit të tij në mënyrë të pandershme me qëllim bllokimi ne rrugës evropiane, ndërkohë që u ndal edhe tek sistemi i taksimit që  ndan të djathtët nga të majtët duke theksuar se Rama synon varfërimin e të pasurve me qëllim rimëkëmblen e të varfërve. 

“ E vërteta është se sot je i vetmi dhe i vetmi në politikën evropiane që përdor pushtetin e ndershëm të qytetarëve socialistë shqiptarë për të bllokuar procesin e integrimit packa se bërtet cdo ditë për papunësi, nga ana tjetër privon shqiptarët nga qindra milionë euro që do i akordoheshin më marrjen e statusit të vendit kandidat. Jem i faktuar si forca e integrimit të vendit, pasi në shkojmë me projektin tonë të 4 viteve që vijnë. Projekt ku zotohemi që në këtë vend të konsolidojmë shërbimet më të mira për në sistemin shëndetësor, arsimor, lëvizjen dhe transportin rrugor. Do krijojmë standardet më të mirë për biznesin. E hoqëm ne TVSH e makinerive, ne nuk themi se punojmë për një rend pa taksa, jo punojmë për një rend me taksa të ulëta, pasi besojmë se ato janë politika me e drejtë e një qeverie. E vetmja gjë që nuk themi kurrë është pa taksa. Pasi zoti Rama premton se do heqë taksën për biznesin e vogël packa se kur ishte kryetar Bashkie e rriti dhe më bëri të ndryshoj ligjin për taksat dhe më pas erdhën dhe protestuan tek Ministria se i kufizova. Jo zotëri biznes pa taksa nuk mund të ketë pasi rrënon sistemin fiskal të vendit, por sic ulem taksën për makineritë, garantoj se hapa të tjera do ndërmerren për të lehtësuar veprimtarinë e tyre. Prap kundër të pasurve, ai beson se duke rrënuar të pasurit do mëkëmbë të varfrit ”, premtoi Berisha.
 
Gjatë fjalës së tij kryeministri përmendi edhe shumë nga arritjet ekonomike të qeverisë nën drejtimin e tij duke nenvizuar se ishin reformat e qeverisë që ndaluan recensionin  dhe rriten ekonomine e vendit. 

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në aktivitetin që Partia Demokratike e Beratit organizoi për të festuar 22 vjetorin e themelimit të saj. Ne fund të aktivitetit u shpërndanë edhe kartat e anëtarësimit. 300 të rinj iu bashkuan Partisë Demokratike në këtë rreth.