Ish- kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është i gatshëm që të bëjhë gjithçka për të fshehur vjedhjet e tij, ndërsa shtoi se paratë e përftuara nga aferat me djegësit depozitohen në banka offshore ose në Teheran.
Berisha u shpreh se Rama nuk bëri asgjë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve, dhe se ai “hedh valle mbi varfërinë e qytetarëve” .
“Asnjë presion e mashtrim nuk ju ndau nga idealet demokratike, të lirisë e dinjitetit. Më 32 vite qëndruar besnik të idealeve.
Kjo fushatë është më e veçanta e jetës sime. Kemi kaluar dhjetëra fushata, por kurrë ndonjëherë nuk kemi pasur një fushatë që e kemi ndjerë e prekur me dhimbjen më të madhe rrezikun e tmerrshëm që i kanoset sot Shqipërisë.
njeriu që erdhi me dajre në pushtet dhe tani përdridhet me tallava, largoi nga vendi 1 milion shqiptarë në 8 vite.
60 përqind e shqiptarëve janë më të varfër se 8 vite më parë, dhe kjo jo se nuk u krijuan të ardhura sepse taksat u dyfishuan dhe borxhi u rrit të paktën me 10 herë, problemi është se të ardhurat e mbledhura dhe borxhi që u mor nuk u përdor për mirëqenien e qytetarëve, por u vodhën.
Mblidhemi sot si njerëzit më të vjedhur të Europës e botës, në një kohë kur vendi vitin e kaluar ka pasur një buxhet prej rreth 5 mld euro ku vetëm 700 mln janë rroga.
Kullat rrokin qiellin, Rama fluturon me avion në dispozicion me dhomë gjumi se lodhet shumë, blen në oborrin e Kryeministrisë vazon 4 mln euro si askush tjetër.
Rama firmos 420 mln euro djegësa që nuk ekzistojnë dhe ju merr secilit prej jush 29 euro për ton mbetje që depozitohen në Sharrë, kur kontrata thotë se për mbetjet duhen paguar 11 euro.
Ka firmosur për ndërmarrjen e tij, tarifon sepse paratë i ndan me Erion Veliajn. I depoziton në banka Offshore apo në Teheran.
Rama nuk ka ndjenja për ju, erdhi në pushtet si zotëria 20 përqind. Ai hedh valle mbi varëfrinë e shqiptarëve.
Vetëm për të larguan nga vëmendja dramën dhe për të fshehur mashtrimet e tij, është i gatshëm të veshë edhe zorrë rreth qafe vetëm ne të mos mblidhemi e diskutojmë bashkë”, tha Berisha.