Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit ka bërë publike mendimin e tij për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Zvicër me anë të një statusi në Facebook. Berisha e ka cilësuar si një ters praninë e Edi Ramës në stadium. Sipas tij, kjo është arsyeja e humbjes me Zvicrën dhe kërkon që të ndalohet prania e Ramës në stadium deri në përfundim të kampionatit. Nga ana tjetër, Berisha e quan Etritin një superportier.
“Loja e kuqezinjve dinjitoze. E grabitën ndeshjen me ndihmën e arbitrit.
-Prania e Edi Dramës në Stadium duhet të ndalohet deri në fund të kampionatit. Është ters, antifat!
-Berisha deri tani superportier!
Shpresat janë reale!! sb", shkruan ai në Facebook.
Në fakt Berisha nuk është i vetmi që e ka cilësuar praninë e Ramës në stadium si ters, pasi shumë komentues thonë të njëjtën gjë. Të jetë e vërtetë që prania e Ramës sjell humbje? Kjo mbetet për t'u parë nëse ai do mungojë në ndonjë ndeshje.





