3 dhjetor 2013- Ish kryeministri Sali Berisha reagon në Facebook pas deklaratave të Ramës se qeveria që iku e la arkën bosh për invalidët. Berisha thote se arka e shtetit per ndihmen ekonomike ishte me 40 milion dollare, por ai i perdori ato per zyra e lukse.
Postimi i plote
Urimi i Edi Ramës për personat me aftësi te kufizuar: "Nuk ka asnjë qindarkë në arkën e shtetit për ju".
Të dashur miq, sot personat me aftesi të kufizuar shënuan ditën botërore te tyre me bllokim disa mujor te pensioneve te tyre nga qeveria Rama – Meta. Ne nje akt cinizmi ekstrem ndaj personave me aftësi te kufizuar, ne vend të parave për kafshaten e gojës qe ju takon, Edi Rama iu deklaroi atyre sot se ne arkën e shtetit nuk ka asnje qindarkë për ta dhe u shperndau ne vend të parave, fletë lavderimi.
Edi Rama me shpirtkazmëri mashtroi sot me të varferit e shqiptareve. Ne shtator, me ardhjen e tij ne pushtet, ne arken e shtetit ishin per invalidet dhe personat me ndihme ekonomike 40 milione dollare. Zoti Rama kur paraqiti ndryshimet në buxhet rriti borxhin me 400 milionë dollarë dhe shtoi buxhetin e kryeministrit per zyra, lukse, vetura etj me 600 milione leke. Ai jo vetem nuk vendosi nje qindarkë per ndihmën ekonomike dhe pensionet e invalideve, siç premtoi publikisht me dt 24 Tetor se do vendoste 348 milione leke, por shkurtoi me 20 milione leke fondin e tyre. Ndersa parate e tjera po shperdorohen se bashku me ministrin Velija qe u emërua aty per meriten e vetme se pas ndertimit te dy vilave, nje per vete dhe nje bashkeshorten pa bere asnje dite pune me bordero, vodhi ne zyren e tij kompjuterin e financave te Mjaftit.
Këta kleptokratë të kujtojne Tanardièr-in e Hygoit tek "Të Mjerët", personazh që vidhte naten te plagosurit ne fushe beteje!! sb





